5.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

KFOR-i forcon bashkëpunimin me Malishevën për siguri dhe arsim

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti sot në një takim pune Komandantin e KFOR-it për Rajonin e Perëndimit, kolonelin Francesco Errico, të cilit i uroi mirëseardhje dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunës.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në komunë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Të dy palët theksuan nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët e Malishevës.

Kryetari Kastrati falënderoi kolonelin Errico për angazhimin dhe kontributin në garantimin e sigurisë, ndërsa koloneli theksoi përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet lokale dhe komunitetin në komunën e Malishevës.

Në fund të takimit, si shenjë vlerësimi për punën e qeverisjes lokale, koloneli Errico i dhuroi kryetarit Kastrati një pikturë nga vendlindja e tij.

Po sot, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Bellanicë, KFOR-i dhuroi 12 llaptopë dhe 12 projektorë për kabinetin e teknologjisë dhe informatikës. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, i cili shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë dhe theksoi:

“Këto mjete mësimore do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të të nxënit dhe zhvillimin e procesit mësimor, si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit.”

Donacioni u pranua nga drejtori i shkollës, Xhevdet Zogaj, i cili në fund i ndau një mirënjohje Komandantit të KFOR-it për Rajonin e Perëndimit, kolonelit Francesco Errico./PrizrenPress.com

Më Shumë

Zyliha Miloti feston 80-vjetorin e lindjes

Artistja ikonë e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 80-vjetorin e lindjes. E lindur dhe e rritur në Shkodër, Miloti i ka dhënë skenës së...

Vërshime të mëdha në Suharekë, bllokohen disa rrugë

Me reshjet që kanë nisur që mbrëmjen e së premtes, disa zona në Suharekë janë përfshirë sërish nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Kryetari i...

Lajmet e Fundit