11.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

”Asnjë cent më shumë”, paralajmërohen protesta nëse shtrenjtohet rryma

“Asnjë cent më shumë” dhe simboli “X” janë krijuar para objektit të Ministrisë së Ekonomisë me anë të qirinjve.

Kjo për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%.

Të njëjtët aktivistë që e kryen sot këtë aksion protestues u bëjnë thirrje nesër qytetarëve që të dalin të gjithë në protestën që ata do të organizojnë nga ora 12:00 para objektit të Ministrisë së Ekonomisë e që do të vazhdojë deri tek objekti i ZRrE-së.

ZRrE nesër do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën pritet të merret vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas aktivistit Luan Hasanaj, në adresën e tyre kanë arritur një mori ankesash të qytetarëve të cilët, sipas tij, e kanë të pamundur të arrijnë të paguajnë tërësisht energjinë elektrike.

Hasanaj ka thënë për Klan Kosovën se nëse do të rritet çmimi i energjisë elektrike protestat e tyre nuk do të ndalen./klankosova.tv

Më Shumë

Pas bukës, rritje të çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera

Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i shtrenjtimit të...

Përkujtohet 26-vjetori i Masakrës në Lugishtë të Hasit

Sot, në 26-vjetorin e Masakrës në Lugishtë të Hasit, u përkujtua mizoria e ushtruar ndaj popullatës civile, ku 54 qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan...

Lajmet e Fundit