Vërmicë: Kapet me marihuanë, ndalohet një shtetas i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në pikën hyrëse në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit 24-orësh, Policia ka kontrolluar automjetin me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte i dyshuari, dhe ka konfiskuar rreth 3.90 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuana.

“Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit