Astrit Isufi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë, ka aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij.

Në arrati, akoma gjendet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve.

 

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se i dyshuari, Astrit Isufi, ishte edhe më parë në paraburgim.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëjtit i është caktuar nga gjykata kompetente”.

Isufi ka aktakuzë për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

“Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale ‘Dhunë në familje’, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ‘Kanosje’, sipas nenit 181 të KPRK-së”, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit