Vjedhja e votave në Prizren, Supremja i liron nga paraburgimi nëntë të dyshuar

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., dhe I.P.,  duke ndryshuar vendimet e shkallëve më të ulëta dhe duke ndërprerë masën e paraburgimit për të gjithë të pandehurit.

Të njëjtit janë liruar menjëherë për t’u mbrojtur në liri.

Sipas njoftimit të GjSK-së, vendimi i Supremes vjen pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atij të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të cilat kishin caktuar dhe vërtetuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.

Po ashtu, Gjykata Supreme, me aktgjykimin Pml.nr.95/2026, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit H.P., duke ia ndërprerë masën e paraburgimit, për veprën penale falsifikimi i rezultatit të votimit, dhe duke e liruar të njëjtin për t’u mbrojtur në liri.

Gjykata Supreme, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e masës së paraburgimit, duke garantuar respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe të drejtave procedurale të të pandehurve.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit