Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur nëna, e cila ka raportuar se vajza e saj 14-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe familja nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, më vonë djali i nënës kishte pranuar një telefonatë nga një person që ishte prezantuar si prindi i një të mituri tjetër.
Ai kishte njoftuar familjen se viktima ishte larguar bashkë me djalin e tij, por se as ai nuk kishte arritur të kontaktonte me të birin dhe nuk dihej ku ndodheshin.
Pas raportimit, Policia ka nisur hetimet dhe, me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
