Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më ikonike të shekullit XX.
I lindur më 24 maj 1941 në Minesota të SHBA-së me emrin Robert Zimmerman, Dylan u bë simbol i brezit të viteve ’60 përmes muzikës së tij protestuese dhe teksteve me ndikim të fuqishëm shoqëror. Këngë si “Blowin’ in the Wind”, “The Times They Are a-Changin’” dhe “Like a Rolling Stone” u kthyen në himne të lirisë, paqes dhe ndryshimit.

Karrierën e nisi në skenën folk të New York City në fillim të viteve ’60, ku performonte në klubet e njohura të Greenwich Village. Shpejt ai u bë një nga zërat më të rëndësishëm të muzikës amerikane, duke ndikuar jo vetëm në folk dhe rock, por edhe në letërsi dhe kulturën pop.
Gjatë karrierës së tij më shumë se gjashtëdekadëshe, Dylan ka publikuar dhjetëra albume dhe ka fituar çmime të shumta prestigjioze. Në vitin 2016 ai u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi duke u bërë kantautori i parë në histori që fiton Çmimin Nobel në Letërsi për tekstet e tij poetike dhe ndikimin në kulturën botërore.
Edhe në moshën 85-vjeçare, Bob Dylan mbetet një nga artistët më me ndikim të të gjitha kohërave dhe një figurë që vazhdon të frymëzojë breza të tërë artistësh dhe dëgjuesish në mbarë botën./KultPlus.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
