86 raste aktive me Coronavirus në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se aktualisht janë edhe 86 raste aktive me Coronavirus në këtë qytet.

Sipas njoftimit sot në këtë komunë janë regjistruar edhe 6 raste të reja me Covid-19.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona të prekur me covid-19 janë shëruar, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në komunikimin me rastet në terren. Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 467 persona, prej tyre 353 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 86 persona”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë sot në tërë Kosovën janë regjistruar 560 raste të reja me Covid-19, janë shëruar 678 persona si dhe nga kanë vdekur 14 pacientë që ishin të prekur nga koronavirusi

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit