Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen e tretë të serisë finale të Play Off-it.
Vajzat prizrenase zhvilluan një tjetër paraqitje të mirë në duelin vendimtar, duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit dhe duke e mbyllur finalen me fitore të merituar përballë publikut vendas, raporton PrizrenPress.

Me këtë triumf, Junior 06 Moni Bau kurorëzon një sezon të jashtëzakonshëm në kategoritë e reja, ku tregoi vazhdimësi, organizim dhe nivel të lartë loje gjatë gjithë kampionatit.
Ky është titulli i katërt për klubin gjatë sezonit 2025/26, pasi më herët kishte fituar edhe Kupën e Kosovës në U16, si dhe titujt kampion dhe të kupës në kategorinë U14 për vajza.
Suksesi i fundit konfirmon punën dhe përkushtimin e klubit në zhvillimin e basketbollit të vajzave dhe të talenteve të reja në Prizren dhe më gjerë./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
