Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin për aplikim për subvencionet për vitin 2026.

Përmes një njoftimi publik, drejtoria u ka bërë thirrje fermerëve që të mos marrin për bazë informatat e pakonfirmuara që mund të qarkullojnë në rrjetet sociale apo në burime të tjera jozyrtare.

“Ju njoftojmë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin për aplikim për subvencionet për vitin 2026”, thuhet në njoftim.

Nga Drejtoria e Bujqësisë kanë theksuar se çdo informacion zyrtar lidhur me hapjen e thirrjes për aplikim do të publikohet me kohë përmes kanaleve zyrtare të informimit.

“Për këtë arsye, ju lusim të mos merrni parasysh informata të pakonfirmuara që mund të qarkullojnë në rrjete sociale apo burime të tjera. Sapo të hapet thirrja zyrtare për aplikim, do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve zyrtare të informimit”, thuhet më tej në njoftim.

Në fund, Drejtoria e Bujqësisë ka falënderuar fermerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke kërkuar që të gjitha informacionet lidhur me subvencionet të ndiqen vetëm nga burimet zyrtare.

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit