Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të rëndësishëm në historinë e vendit.

Në përkujtim të kësaj date, Federata e Futbollit e Kosovës ka kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit, i cili jo vetëm që shkëlqeu në fushën e blertë si golashënues dhe bartës i fanellës me numrin 9, por luajti rol vendimtar edhe në zhvillimin institucional të futbollit kosovar.

Sipas FFK-së, Vokrri besoi në ëndrrën e Kosovës edhe në kohët kur ajo dukej e paarritshme, duke punuar pa u ndalur për ta bërë realitet. Kontributi i tij kulmoi me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, një arritje historike për futbollin e vendit.

“Numri 9 në fanellën e tij simbolizonte golat, suksesin dhe lidershipin”, thuhet në njoftimin e FFK-së, e cila thekson se trashëgimia e Vokrrit mbetet e gjallë dhe frymëzuese për brezat e rinj.

Tetë vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Fadil Vokrri vazhdon të mbetet simbol i krenarisë, suksesit dhe identitetit të futbollit të Kosovës.

“Përherë në kujtimet tona. Përherë Legjendë”./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit