Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e akuzuar atë për mungesë të leximit të realitetit politik dhe për tentim të shmangies së përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor.
Ai tha se konferenca e fundit e Hamzës tregoi se ai ende është larg profilit të një lideri politik që kupton qartë mesazhin e votuesve.

Sipas tij, Hamza është munduar t’ua atribuojë të tjerëve përgjegjësinë për rënien e votave, ndërsa ka shfaqur gatishmëri për marrëveshje politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Dje duhej ta uronte Vetëvendosjen për rezultatin dhe të zotohej se do të qëndrojë në opozitë, aty ku e kanë vendosur qytetarët me votën e tyre”, ka shkruar Berisha.
Ai ka kritikuar edhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, duke thënë se “po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë për disfatën zgjedhore dhe po mbështet qëndrimet e Hamzës lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin”.
Berisha ka komentuar gjithashtu qëndrimet e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe presidentes Vjosa Osmani, për të cilët tha se angazhimin politik e kanë të lidhur me interesa personale.
Në fund, ai ka theksuar se çdo bashkëpunim eventual me Kurtin, me arsyetimin e tejkalimit të krizës institucionale dhe politike në vend, mund të pranohet vetëm në një rrethanë.
“Çdo bashkëpunim eventual me Albin Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj zgjidhet President i Kosovës”, ka deklaruar Berisha./pp/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren