13.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Tetor, 2022

A do të hapet konkursi për pranimin në konvikte, vjen njoftimi nga Qendra e Studentëve

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka njoftuar studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte shkaku i situatës epidemiologjike në vend.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, QS’ja ka bërë me dije se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve dhe se për çdo vendim do të njoftohen studentët.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte. Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend. Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetsisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Deputetja e AAK-së, Reshitaj: SBAShK është për zgjidhje, por jo për propozimin e dhënë nga Gola

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka propozuar që të zëvendësohet metoda aktuale e grevës me...

Ekonomistët: Qeveria të lejoj tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti

Kur tërheqja e parave nga Trusti Pensional është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro. Tash e...

Lajmet e Fundit