13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

A po respektohen masat kundër COVID-19 në Prizren dhe për çka po gjobiten më së shumti qytetarët? (Video)

Policia e Kosovës bashkë me inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dalë në terren në Prizren për të parë zbatimin e masave të reja antiCOVID që hynë në fuqi nga 30 gushti.

Zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova

“Në përgjithësi masat janë duke u zbatuar edhe pse policia vazhdimisht ka ngritur masat duke rritur numrin e personelit, duke e ndryshuar orarin e punës nga tetë orë në 12 orë dhe duke reduktuar pushimet vjetore në mënyrë që te jemi në shërbim të qytetarëve dhe duke zbatuar vendimin e qeverisë”.

“Kemi qytetarë që nuk janë duke zbatuar masat siç janë: mbajtja e maskës dhe distancës – por edhe mosrespektimi i orarit të gastronomisë. Ne jemi vazhdimisht duke bashkëpunuar edhe me inspektorët e AUV-it dhe inspektorët komunalë në Prizren dhe rastet që evidentohen që kanë shkelur rregullat gjobiten. Brenda 24 orëve kemi diku rreth 300 gjoba të cilat kryesisht janë për mos mbajtje të maskës”.

Osmanollaj mes tjerash apeloi tek qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë intervistën.

Më Shumë

Totaj uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. “Të gjithë besimtarëve myslimanë, duke iu dëshiruar agjërim të pranuar...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit