10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Administrata e Prokurorisë Themelore në Prizren nga sot në grevë

Punëtorët e administratës së Prokurorisë Themelore në Prizren nga e mërkura kanë hyrë në grevë.

Nga sot, në objektin e kësaj prokurorie janë vendosur edhe njoftimet, me të cilat bëhet e ditur se janë në grevë, e këtë gjë e kanë konfirmuar edhe disa zyrtarë të administrates së Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 25 janar 2022 ua kishte drejtuar të gjitha institucioneve një kërkesë për realizimin e kërkesave të tyre.

Me anë të kësaj kërkesë, ata kishin kërkuar që të aprovohet Ligji për Administratën e Punëtorëve te Gjykatave dhe Prokurorive, bazuar në Projektligjin për ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik e specifikuar në nenin 2, pika 8.

Po ashtu, kjo shoqatë kishte kërkuar që të aprovohet edhe Ligji për Paga, i cili duhet sponsorizuar nga MAP-i, e që sipas tyre, duhet të eliminohen 11 nene, të cilat nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me qëllim që të bëhet balancimi i tri pushteteve dhe gjyqësori si shtyllë e tretë e pushtetit të ketë pavarësinë e tij të plotë funksional, organizativ dhe buxhetor.

Kërkesë tjetër e administratës së gjykatës është edhe rregullimi i pagave me ligj-përafrimin e pagave të punëtorëve të administratës gjyqësore dhe prokuroriale, me ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për shkak se institucionet relevante kanë neglizhuar këto kërkesa, kryesia e Shoqatës Sindikale, nëndegët e saj dhe Shoqata Sindikale e Gjykatës së Apelit më 28 shkurt 2022, kanë marrë vendim që më 1 mars ta fillojnë grevën.

Por, sipas grevistëve, do të lejohen që lëndët e natyrës urgjente si: lëndët me paraburgim dhe lëndët me të cilat rrezikohet personaliteti i njeriut (dhuna në familje), si dhe shkresat që i adresohen gjykatës të pranohen nga stafi i arkivës në kohën e caktuar nga këshilli grevist. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit