Agon Channel i ofroi 500 mijë euro në vit Ardit Gjebreas

Ardit Gjebrea mësohet se ka refuzuar një ofertë marramendëse për t’iu bashkuar kanalit Agon Channel.

Shifra zbulohet nga Aleksandër Frangaj, drejtori i përgjithshëm i TV Klan, televizion me të cilin Gjebrea ka kontratë për tashmë disa vite.

Ai i ka zbuluar shifrat në emisionin “Opinion”, ku mbrëmë është zhvilluar debat në lidhje me çështjen Francesco Beccheti dhe burimin e financimit të 40 milionë eurove për ngritjen e televizionit “Agon Channel”.

Pavarësisht ofertës marramendëse, ka qenë Gjebrea ai që ka refuzuar ofertën e biznesmenit italian, i cili tash akuzohet për shpëlarje parash.

Frangaj ka thënë se italiani i kishte bërë ofertë e ngjashme edhe Fatos Lubonjës, i cili në TV Klan paguhej me 1.5 milionë lekë të vjetra në muaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit