7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

AKR-ja thotë se LDK-ja nuk e respektoi marrëveshjen për renditje në listën zgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kishin marrëveshje për renditje të kandidatëve në listën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Mirëpo, AKR-ja po pretendon se partia aleate ka thyer këtë marrëveshje, duke ndryshuar renditjen.

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, i ka thënë KOHËS se kjo marrëveshje nuk është respektuar në tërësi dhe janë duke diskutuar dy grupet e subjekteve politike.

“Jemi marrë vesh që Behgjet Pacolli dhe disa kandidatë të tjerë të kenë tjetër renditje. Për Pacollin jemi dakorduar që të renditet më numër 4, ndërsa ai është 5”, ka thënë Makolli.

“Nuk është çështja vetëm për Pacollin pasi që e dimë që ai edhe sikur të renditej i fundit do merrte vota mirëpo mendoj që duhej respektuar marrëveshjen”.

Makolli ka shtuar se janë edhe disa kandidatë të AKR-së që u është ndryshuar renditja.

“Janë edhe disa kandidatë të tjerë për të cilët nuk dua t’i flas me emra”, ka thënë Makolli.

Ai ka potencuar se kjo mosmarrëveshje do të tejkalohet mes dy subjekteve politike dhe pritet se çdo gjë normalizohet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka thënë KOHËS se subjektet politike kanë kohë t’i paraqesin korrigjimet e tyre brenda 24 orëve pas mbylljes së afatit të aplikimit.

“Subjektet politike mund të paraqesin korrigjimet/përmirësimet e tyre brenda 24 orëve pas përmbylljes së afatit të aplikimit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.KOHA

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit