Anastacia koncert në Tiranë me 25 gusht

Këngëtarja amerikane e hiteve të njohura botërore, Anastacia ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram turin e koncerteve përgjatë muajve të verës.

Ky tur koncertesh do të zhvillohet anembanë botës, por ajo që bie në sy është se 46–vjeçarja ka zgjedhur ta përmbyllë turin e saj me një koncert madhështor në Tiranë me datë 25 gusht.

Disa burime theksojnë se Anastacia ka marrë një ofertë shumë të mirë për të njëjtën datë për të mbajtur koncert në Maqedoni, por ajo ka preferuar Shqipërinë.

Në llogarinë Instagram ajo ka bërë me dije se tanimë biletat janë në shitje. Turi i saj do të çelet në Munster të Gjermanisë, me 19 qershor për të vijuar më pas radhën në vende të tjera.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit