Ancelotti kërkon një tjetër ‘yll’ tek Everton-i

“The Sun” raporton se skuadra angleze e Everton-it është duke monitoruar situatën e Philippe Coutinho-s së Barcelona-s. Braziliani është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gjurin e majtë dhe sezoni është mbyllur për të.

Coutinho ka qenë më parë në atë qytet, por te rivalët e Everton-it, Liverpool-i. Tashmë, Carlo Ancelotti kërkon ta ketë në ekip Coutinho-n. Pas James Rodriguez-it dhe Allan-it, braziliani i Barçës mund të jetë ylli tjetër në “Goodison Park”.

28-vjeçari është shumë larg shkëlqimit që kishte kur luante në “Anfield”. Barcelona pagoi për të 135 milionë euro te Liverpool-i, ndërsa tani është e gatshme të lejojë largimin e tij, për një shifër rreth 40 milionë euro.

Në sezonin aktual, Coutinho u paraqit në 14 ndeshje me Barcelona-n, përpara se të pësonte dëmtimin që e mban jashtë fushave edhe aktualisht. Në 14 paraqitjet e këtij sezoni, ai arriti të shënonte tre gola dhe të dhuronte dy asiste.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit