“Ariu shqiptar” i gatshëm për skenën e madhe

Boksieri shqiptar, Reshat Mati, do të debutojë në boksin profesionist më 6 tetor në Chicago, në mbrëmjen e organizuar nga kompania e njohur promovuese “Matchroom Boxing”.

Mati, që jeton në SHBA, ka firmosur me promotorin e famshëm britanik Eddie Hearn, që është promotor edhe i superyllit Anthony Joshua.

Mati ka bërë famë në SHBA si një makinë luftarake, duke mbledhur tituj në sporte luftarake si Muay Thai, kikboks, MMA dhe po ashtu ka pasur një karrierë të denjë në boksin amator. Ai ishte bërë i njohur disa vite më parë, kur u publikua një rrëfim për të dhe i ishte vënë nofka “Ariu Shqiptar”.

Mati 19-vjeçar beson se e ardhmja e tij tash qëndron në boksin profesionist. Ai vetëm sa ka fituar titullin në turneun e famshëm të boksit amator në SHBA, “Golden Gloves”. Kjo edhe ka shtyrë promotorin Eddie Hearn të firmosë me të

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit