Arrestohet një person në Prizren, një në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren dhe një tjetër në Suharekë.

Sipas policisë, arrestimi i parë është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. I njëjti me vendim të gjykatës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak deri në vendimin e ardhshëm.

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit në Suharekë është bërë pasi që gjatë një bastisje i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë M-57 dhe gjashtë fishekë si dhe një karikator i AK-47. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit