“Asgjë Sikur Dielli” publikon albumin e ri

Grupi “Asgjë Sikur Dielli” sonte në mesnatë do të publikojë albumin e ri të titulluar “Disident” në ueb faqen zyrtare të grupit www.asgjesikurdielli.info dhe do të jetë falas.

“Jam i lumtur që pas një pune disa muajshe në studio, arritëm të publikojmë albumin e ri. Nuk ka qenë lehtë që njëkohësisht të sjellim elemente të reja në këngë dhe të mbajme frymën dhe stilin e grupit “Asgje Sikur Dielli”. Por, besoj që ia arritëm, dhe se publiku do ta pëlqejë albumin”, tha vokalisti Alban Nimani.

Në albumin “Disident” grupi “Asgjë Sikur Dielli” ka punuar në përbërjen: Alban Nimani -vokalist, Bujar Hundozi – kitarist, Fatos Berisha – daullist, Labinot Krasniqi – bas kitarë dhe Faton Dolaku – instrumente me tastierë.

Albumi “Disident” është albumi i tretë i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Albumi I parë, i titulluar “Nr.1? është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti “Ndodhemi’ në vitin 2005?.

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Hoti me Abdixhikun e Osmanin, u uron mirëseardhje në Rahovec

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një tubim në Rahovec me Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin. Në...

Lajmet e Fundit