-0.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Asnjë i vdekur e 46 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë vdekje nuk është regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

IKSHPK tutje ka bërë të ditur se 46 persona kanë rezultuar pozitivë nga testimi i 580 mostrave.

Në Kosovë s’janë regjistruar vdekje nga koronavirusi qe 48 orë, pasi as të martën s’kishte vdekje të regjistruara.

Të mërkurën janë regjistruar edhe 62 pacientë të shëruar.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 1441. Deri tash në vend janë regjistruar 15620 raste pozitive, me 625 raste të vdekjes. 13554 persona janë shëruar.

Më Shumë

Projektohet rikthimi i Messit te Barcelona

Lionel Messi është bashkuar me Argjentinën, një vend ku ndihet ende “mbret”, ndryshe nga Parisi ku tifozët nuk ngurojnë as ta vërshëllejnë. Situata që po...

Krasniqi kujton masakrën në Krushë të Madhe: Mungesa e drejtësisë është plagë e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe e kryer 24 vjet më parë nga forcat serbe. Krasniqi...

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit