Avdyli: Ideja për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK’ja ishte e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se ideja për largimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, nga LDK’ja erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

“Ideja për largimin e Vjosa Osmanit unë besoj se kjo është ide e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. E ndihmuar nga ata që shkonin edhe te Grenelli për ta informuar se sa keq janë këta “poshtë”. Bëhet fjalë për Agim Veliun, Skënder Hysenin dhe Agim Veliun”, është shprehur Avdyli.

Tutje, ai tha se nëse LDK’ja mbetet në Agim Veliun, vaj halli për të.

“Nëse LDK’ja mbetet në këta njerëz, vaj halli për të. Sepse nuk kanë autoritet”, është shprehur Avdyli.

“Një parti si LDK’ja e viteve të 90’ta, të mbetet në Agim Veliun. Kjo lë shumë për të dëshiruar”.

Tutje, ai tha se Veliu nuk ka guxim të dalë në zgjedhje.

“Veliu nuk guxim të dalë në zgjedhje dhe mendon se po flet me njerëzit e LDK’së si në komunë dhe mund t’i përjashtojë kur të dojë”, tha Avdyli.

“Ai asnjëherë nuk del në debate me analistë. Kjo sepse duke heshtur është munduar ta krijojë një ide sikur është shumë i mençur”.

Gjithashtu Avdyli thotë se faktorizimi i tij u bë nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

“Faktorizimi i tij u bë nga Isa Mustafa”, shtoi Avdyli.

Më Shumë

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit