-2.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

Avokati i Popullit reagon pas vendimit të KQZ-së për votuesit e diasporës

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas të cilit është paralajmëruar se votuesit jashtë vendit të cilët aplikojnë për votim, do të telefonohen nga KQZ-ja dhe nëse nuk lajmërohen do të humbin të drejtën e votës.

Qelaj ka thënë se verifikimi e aplikacioneve të mërgatës për zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt duhet të bëhet.

“Procesi i verifikimit të aplikacioneve është i domosdoshëm për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor. Megjithatë, e drejta për të zgjedhë është një e drejtë e garantuar për secilin person që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor”, ka thënë ai.

Mirëpo Qelaj ka theksuar se KQZ-ja gjatë procesit të verifikimit nuk duhet të ja humb askujt të drejtën e votës.

“Ligji garanton të drejtën për të zgjedhë jashtë vendit, është detyrim i shtetit që procesi zgjedhor të organizohet në mënyrë të mirëfilltë në praktikë ashtu që të mundësohet që zhvillimi i këtij procesi të jetë i drejtë dhe demokratik, duke mundësuar përfshirje sa më të madhe të qytetarëve me të drejtë vote. Prandaj, është e domosdoshme që KQZ të evitojë çfarëdo veprimi i cili do të mund të kufizonte esencën e së drejtës për të zgjedhë të votuesve jashtë Kosovës, të garantuar me kornizën ligjore të vendit”, ka theksuar Qelaj.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të respektojnë Ligjin për Barazi gjinore në duke vendosur në listat e kandidatëve për deputet 50 për qind gra.Tutje në këtë komunikatë, Avokati i Popullit ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-covid në ditën e votimit si dhe gjatë fushatës dhe aktiviteteve zgjedhore.

“Avokat i Popullit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partive politike që të kenë parasysh situatën e krijuar nga pandemia Covid – 19, dhe gjatë aktiviteteve që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021, të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e IKSHP-së dhe masat e vendosura nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë COVID-19”, ka theksuar ai.KQZ ka vendosur që të bëjë verifikimin e aplikacioneve të votuesve të diasporës duke i thirrur përmes telefonit në periudha të ndryshme kohore. Ndaj këtij vendimi LVV dhe organizata ‘Germin’ kanë bërë ankesë në PZAP.

- Advertisement -

Më Shumë

Festivali mbarëkombëtar Online

Me shfaqje nga institucionet teatrore, krahas projekteve nga skena e pavarur, këtë vit festivali i teatrit vjen online. Dy institucione teatrore në vend, Teatri Kombëtar...

PDK-ja merr mbështetje në Has dhe Përdrini

Kandidatët për deputetë të PDK-së kanë kërkuar besimin e votuesve në Has dhe Përdrini. Ata janë ndarë të kënaqur me mobilizimin e banorëve të kësaj...

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës. Vendet e lira të punës janë: 3 frizerë meshkuj; 2 frizere femra; 1 punëtore për rregullimin...

Prizren: E rrahu gruan me kabllo elektrike dhe i tha “do të mbys”, më pas sulmon edhe nënën e tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji,...

Ponte Prizreni mposhtë Pejën

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës. Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat...

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës,...

Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

Haxhi Avdyli, kandidat në Listën e Vetëvendosjes për deputet, njëherit edhe anëtar i iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, ka orientuar mediet në atë se çfarë...

Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Sot në Superligën e Kosovës në basketboll janë në program dy duele mjaft interesante, të vlefshme për javën e 17-të Trepça pas dy fitoreve radhazi...

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, pas dy dështimesh, është mbajtur  seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, të akuzuar...

Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçare në Prizren

Një trup pa shenja jete është gjetur në banesën e saj në Prizren të hënë pas mesditës, rast që është cilësuar si vdekje e...

Vdes një person nga Prizreni i infektuar me COVID-19

Një 82 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus. Një gjë e...

Limaj nga Prizreni: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për të ardhmen e vendit

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për të ardhmen e vendit. Limaj nga Prizreni tha se...

Zafir Berisha vërshohet nga profilet ‘fake’, thotë se të tillë votojnë edhe në sondazhe

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, duket se tashmë ka probleme me llogarinë e tij të ‘facebook’-ut, e cila i është vërshuar nga...

Prokuroria hudhë poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së në Prizren, Beni Kizolli

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, sot, kanë organizuar një...

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të...

Golden Eagle Ylli ndal hovin e Trepçës, e mposht në “Minatori”

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 72:78 (19:25, 23:12, 21:17, 9:24), në kuadër të javës së 17-të në...

Lajmet e Fundit