Babë e bir vrasin njëri-tjetrin në autostradë (Foto)

Një baba së bashku me djalin e tij kanë qëlluar për vdekje njëri-tjetrin në autostradë në veri të Turqisë.

Halil Ibrahim Dabanoglu, 62 vjeçar dhe Hasan Dabanoglu, 45 vjet, nisën të diskutonin në autostradë në provincën e Detit të Zi Kastamonu, duke mos gjetur mirëkuptim.

Babai i cili arriti në skenë me traktor dhe djali i tij, i cili shkoi me makinë, raportohet se kanë shtirë në drejtim të njëri tjetrit me pistoleta.

Njerëzit që udhëtonin në autostradë kanë lajmëruar policinë dhe të dy janë dërguar me urgjencë në spital.

Asnjëri prej tyre nuk ka shpëtuar derisa policia ka hapur hetimet lidhur me rastin./Express/

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit