22.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Balaj-Halimi: Inicimi i mocionit nuk është serioz

Zv.kryeministrja, Albulena Balaj Halimi, ka thënë në Prime Time të Kanal10 se, inicimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti nuk është serioz.

“VV-ja nuk i ka nënshkrimet as për thirrjen e seancës e lëre më ta rrëzojë qeverinë. Ngritja e një mocioni në këtë kohë pandemie është e padrejtë, kur vetë ata deklaronin se nuk duhej rrëzuar Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Kurti, për shkak të pandemisë”, ka deklaruar Balaj-Halimi.

Duke folur për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë Hoti, Balaj-Halimi ka thënë se në kohën kur ishim të mbyllur ka qenë më e lehtë të menaxhohej pandemia.

“Qeveria aktuale ka qenë e detyruar, siç ka qenë e gjithë bota, që ta bëjë hapjen e ekonomisë. Kemi bërë atë që ka thënë IKSHPK-ja”, ka shtuar ajo./Kanal10

Më Shumë

‘DokuFest’ bëhet pjesë e festivaleve për nominimet “Doc Alliance Awards 2023”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest” është përfshirë në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar...

Zojz, hajnat vjedhin mbi 20 krerë dele e qengja dhe 30 pula

Blegtorit Demush Bytyçit nga fshati Zojz i janë vjedhur 20 krerë dele dhe qengja dhe 30 pula. Vjedhja ka ndodhur sot, në orët e hershme...

Lajmet e Fundit