Bale e kërkon rikthimin te Real Madridi

Gareth Bale raportohet se dëshiron të rikthehet te Real Madridi, pasi nuk është i lumtur te Tottenham Hotspuri.

Ylli uellsian është aktualisht në huazim te Spurs nga Los Blancos deri në fund të këtij edicioni.Mirëpo, sipas asaj që raporton AS, 31-vjeçari ka kërkuar që huazimi i tij të ndërpritet në janar.

Mediumi spanjoll bën të ditur se Bale kërkon që kontrata e tij me Real Madridin të respektohet, pasi i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Uellsiani do të jetë i lirë në verë, e që madrilenët nuk duan të vazhdojnë më bashkëpunimin me të.

Kështu, Bale do të kërkojë një skuadër me ambicie më të mëdha, në mënyrë që të fitojë trofe, derisa karriera e tij po shkon drejt përfundimit.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Lajmet e Fundit