Begaj kërkon angazhim maksimal për shënimin e 16 Qershorit

Sot, në mbledhjen e Këshillit të drejtorëve, kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka kërkuar nga drejtorët e të gjitha drejtorive, që të jenë të angazhuar maksimalisht në përgatitjet e shënimin të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport Blerta Krasniqi, në këtë mbledhje ka njoftuar për agjendën, e cila është përgatitur nga Këshilli Organizativ për 16 Qershorin, ku parashihen një varg aktivitetesh, kulturore, sportive, pastaj më 16 Qershor, mbledhja solemne e KK-së, manifestimi qendror dhe aktivitetet tjera.

Po ashtu, drejtoresha Krasniqi, njoftoi edhe për aktivitetet që sot do të shënohen me rastin e shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit