Bekim Haxhiu: Nuk e votoj Specialen

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, i ftuar në emisionin “Rrokum Roll’, me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, ka theksuar se kështu si është nuk do ta votojë Gjykatën Speciale. Ai gjithashtu ka thënë se PDK çdo herë është e gatshme për zgjedhje.

Haxhiu ka theksuar se nuk do ta votojë Gjykatën Speciale, duke potencuar se amandamentet për gjykatën e cenojnë shtetin e Kosoves.

“Prandaj kështu si është nuk do ta votoj”, tha ai.

Derisa sa i perket sistemit të drejtësisë, Haxhiu më shumë i ka fajësuar prokurorët që janë të lidhur direkt me këtë punë, sesa partitë politike në Kosovë.

I pyetur nëse partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, deputeti Haxhiu ka thënë se PDK gjithmonë është e gatshme për zgjedhje. /Tv Rrokum/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit