9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Brenda javës pritet të zgjidhet kriza politike?

Maqedonia më shumë se tre muaj po dridhet nga skandali i përgjimeve që shkaktoi krizë të thellë politike në vend, gjë që solli përplasjen më serioze mes pushtetit dhe opozitës.

Dy takimet e liderëve në Shkup dhe takimi i fundit mes Gruevskit dhe Zaevit në Strasburg dëshmojnë gatishmërinë e faktorit ndërkombëtar për tejkalimin e krizës më të thellë politike që ka përfshirë vendin.

Kjo javë sipas analistëve do të jetë vendimtare ose qeveria e Gruevskit do të dorëhiqet, ose do të riformatohet me të vetmi qëllim që mos të eskalojë dhuna, sipas skenarëve të Ukrainës.

Analisti politik Albert Musliu vlerëson se përmes dialogut politik është e mundur që të gjendet zgjidhje. Sipas tij, bisedimet për tejkalimin e krizës politike po zhvillohen me një dinamikë serioze.

“Jo që pres, por jam deri diku i sigurt se bisedimet po zhvillohen me dinamikë serioze. Nuk besoj se Gruevski dhe Zaev kanë qëndruar 10 orë në Strasburg vetëm për të biseduar dhe për të akuzuar njëri tjetrin, ashtu që mendoj se kornizat e bisedimeve veç më janë vendosur dhe normalisht, ky është proces i bisedimeve në të cilin secila palë përpiqet të fitojë sa më shumë për vete”, ka thënë Musliu, raporton “Zhurnal”.

Ditë më parë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në intervistën e fundit në “TV Klan Kosova”, ka deklaruar se gjatë javës duhet doemos të zgjidhet kriza politike në Maqedoni në takimin e radhës që do të mbahet mes liderëve politik mes pushtetit dhe opozitës.

Lideri i opozitës maqedonase Zaev me publikimin e audio-regjistrimeve ka thënë se kryeministri Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë janë të përfshirë në krim, korrupsion, raste të montuara politike, madje edhe në fshehjen e vrasjeve të porositura, si Monstra, dhe rasti i Kumanovës.

E gjithë kjo situatë detyroi Gruevskin që të lëshojë pe dhe nga Kabineti i tij qeveritar të largojë dy ministrat më të përfolur në aferën e përgjimeve, ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski.

Në këto dorëheqje ishte edhe ish Shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov ku në përgjimet dëgjohet se ai ka qenë “koka” e kontrollit të plotë ndaj gjykatës, policisë dhe institucioneve tjera shtetërore.

Acarimi i raporteve mes pushtetit dhe opozitës arritën kulmin kur më 17 maj opozita maqedonase para Qeverisë mbajti protestë gjithëpopullore, ku morën pjesë me mijëra qytetarë të pakënaqur dhe kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Gruevski, informon Zhurnal.

Një ditë më vonë VMRO-DPMNE ka organizuar protestën në mbrojtje të Maqedonisë para Kuvendit, me qëllim që të demonstrojë se populli jep mbështetje qeverisë aktuale.

Previous article
Next article

Më Shumë

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit