Busti i Nënës Terezë, zbulohet në Gjermani

Busti i bronztë i Nënës Terezë, i punuar nga skulptori, akademik Mal Myrtaj, do të inaugurohet më 20 qershor (të shtunën), në orën 12:00 në Stingen të Gjermanisë. Vendosja e bustit do të bëhet në mes të parqeve të bukura të spitalit të fëmijëve, të Bodensee Hegau. Inaugurimi i bustit do të bëhet nga kryetari i komunës, Bernd Hausler dhe Konsulli i Kosovës në Shtutgard, Faket Kajtazi.

Bekimi i bustit do të bëhet nga prifti i kishës katolike në Singen, Bernhard Knobelspies, ndërsa projekti u realizua falë donacioneve të shumta, fillimisht të dhëna nga qytetarët e Kosovës me banim në nga Singen, distrikti i Konstanz, por edhe nga Zvicra.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, në Prishtinë, skulptori Mal Myrtaj ka marrë pjesë më ekspozitën e tij personale “Simfoni në bronz”, më 30 gusht të vitit 2013.

Në këtë ekspozitë, skulptori Myrtaj, ka prezantuar para publikut veprat e tij më të mira dhe më të realizuara. Për punën e tij janë dhënë mjaft vlerësime pozitive, sidomos në raport me trendët e rinj evropianë të artit.

Mal Myrtaj ka lindur në Pejë, ndërsa për vite të tëra veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në mërgim, në Gjermani. Është laureat i shumë shpërblimeve në konkurset e organizuara në Kosovë dhe më gjerë./Epoka e re/

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Lajmet e Fundit