17.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Deputetët e legjislaturës së gjashtë marrin pagë deri në gusht të vitit 2020

Ndonëse nuk e ushtrojnë detyrën e tyre që nga 22 gushti i këtij viti, deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre prej rreth 2 mijë eurosh.

Të njëjtat përfitime, përpos ish-deputetëve, do t’i gëzojë edhe për një vit gjithë kabineti qeveritar në dorëheqje, duke përfshirë ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë etj, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një përgjigje për “Zërin” ka deklaruar se në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit deputetët gëzojnë të drejtën e marrjes së pagës për një vit, mirëpo vetëm nëse nuk kanë ndonjë burim tjetër financiar të deklaruar.

“Sipas neneve 14 dhe 16 të Ligjit Nr. 03/L-111 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, deputeti ka të drejtë në kompensimin e pagës kalimtare pas përfundimit të mandatit deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër ose nga realizimi i pensionit që nga dita e përfundimit të mandatit deputeti ka të drejtë në pagë bazë për dymbëdhjetë (12) muaj”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sipas Rregullores së Kuvendit, ku përcaktohen të drejtat shtesë të deputetit, thuhet se pas përfundimit të rregullt të mandatit deputetit i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajve po që se gjatë kësaj kohë nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes deputet ose në vend tjetër të përshtatshëm për të.

Krasniqi po ashtu ka sqaruar se deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës do të marrin pagën e tyre si deputet deri më 27 gusht të vitit 2020.

“Për deputetin, me përjashtim të kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Kuvendit të legjislaturës së VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, llogaritja e kompensimit të pagës bazë kalimtare deri në 12 muaj ka filluar nga data 27 gusht 2019. Deputeti i legjislaturës së VI të Kuvendit e realizon të drejtën në pagën kalimtare nëse nuk ka të hyra financiare nga ndonjë burim tjetër, me përjashtim të të hyrave financiare nga Trusti Pensional”, ka shtuar më tutje ai. /ZERI

- Advertisement -

Më Shumë

Malishevë: E kushtëzoi një vajzë për të dalë me të, e shantazhoi me publikim të fotove

Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka kushtëzuar një vajzë për të dalë me të. Rasti ka ndodhur mbrëmjen...

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19! Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Haskuka inspekton punimet në fshatin Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot kanë inspektuar punimet që po...

Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal nuk e kanë aprovuar Kornizën Afatmesme...

Tetë persona te vdekur nga COVID- 19 gjatë 24 orëve në Kosovë

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit. Në raportin 24 orësh, IKSHPK...

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

ShBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet...

Real Madrid fitoi Kupën para 40 vitesh ndaj ekipit B

Real Madrid është një nga klubet më prestigjioze dhe me më shumë trofe të fituara në botë, ku mjafton të përmendim 13 herë Champions...

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...

Prizren: E keqtrajtoi gruan, një vit burgim me kusht

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “dhuna...

Zyrtare, talenti i Liverpool rinovon për 5 vitet e ardhshme

Skuadra e Liverpool fitoi titullin kampion në Premier League pas plot 30 vitesh dhe të kuqtë e Jurgen Klopp janë shndërruar në një nga...

Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren. Në qender do të...

Si e humbi Amerika luftën me Covid-19

Autor: Paul Krugman S’kishte të bënte me kulturën, kishte të bënte me udhëheqjen. Kur Amerika nisi së humburi luftën kundër koronavirusit? Si ne gjejmë vetveten të përjashtuar...

Në Prizren të raportuara janë 100 raste aktive me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për momentin në këtë komunë janë 100 raste aktive me virusin COVID-19. Haskuka tha se...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...