18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Deputetja Duda Balje thotë se nesër do të votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se ajo do të votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Deputetja Balje ka pohuar se të gjithë janë të brengosur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që nesër është në shqyrtim dhe për votim në Kuvendin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Unë do ta votoj këtë projektligj. Mendoj që kemi humbur shumë kohë. Pandemia ka rënduar mbi të gjithë ne, ekonomitë tona familjare, në biznese, ndërmarrje e çdo veprimtari që ushtrohet në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Më tej ajo ka thënë se është më mirë që nesër të votohet projektligji që ndihmon qytetarët.

“Jam e vetëdijshme që çdoherë mund të bëjmë më mirë po që se qëllimi ynë është përfaqësimi i interesave të qytetarëve tanë. Në mes te debatit se cili projektligj është më i miri varfëria dhe kriza panedemike po i tregon egërsisht dhëmbët tek te gjithë ne.

Më mirë nesër të votohet një projektligj që ndihmon sado pak qytetarët se te shtyhet debati e të harxhojmë ende kohë dhe ti japim mundësi kësaj krize pandemike të na dëmtojë edhe me shumë”.

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit