10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Dështon të nis gjykimi për korrupsion ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj të akuzuarve Jehona Rrafshi Luma dhe Hafir Maliqaj, të cilët po akuzohen “Keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Drejtësia Sot, raporton se shkak për mosmbajtjen këtij gjykimi ishte mungesa e përfaqësuesit të palës së dëmtuar “Agro Kosova Hollding”.

Lidhur me këtë fakt, gjykata tha se nuk ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.

Ndryshe, ne seancën e sotme prezantuan prokurori  i shtetit Metush Biraj, të akuzuarit Jehona Rrafshi-Luma dhe Hafir Maliqaj, me mbrojtësit e tyre avokatë Hajrip Krasniqi dhe Fatmir Jëlliq si dhe përfaqësuesi i Komunës së Suharekës Qazim Hasani.

Në këto rrethana, kryetarja e trupit gjykues gjyqtarja Teuta Krusha në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seancat e radhës të caktohen më 07 dhe 08 shkurt 2022, me fillim nga ora 10:00.

Sipas aktakuzës, Jehona Rrafshi.-Luma. në cilësinë e Drejtoreshës së Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Suharekës, jashtë kompetencave të saj, nxjerrë Konkluzionin 09 Nr.109, të dt. 26.05.2020 dhe pastaj me dt. 29.05.2020, në vendngjarje, në parcelat kadastrale të të dëmtuarës “AgroKosova-Holding”, në lagjen Shirokë të Suharekës, udhëheq me procedurën dhe në kundërshtim me frymën e Konkluzionit nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të investitorit B. G., të ndërtuar pa leje dhe kësi soji i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat të dëmtuarës.

Ndërsa, i akuzuari Hafir. Maliqaj., në cilësinë e inspektorit të ndërtimtarisë në Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Suharekës, nuk ndërmerr masa ligjore për pengimin e rindërtimit pa leje të objektit afarist i ndërtuar nga investitori B.G., në pronën e të dëmtuarës “AgroKosova–Holding”, në lagjen Shirokë të Suharekës, duke u mjaftuar vetëm me nxjerrjen me vonesë të një Urdhër-ekzekutimi të lëshuar nga Drejtoresha e Drejtorisë së Inspeksionit, pasi kishte përfunduar tashmë ndërtimi, me këto veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material ose i ka shkelur të drejtat e saja.

Po ashtu, Hafir. Maliqaj. akuzohet se nuk ka vepruar sipas Urdhrit të lëshuar nga vetë ai, që obligonte investitorin Xh. R., pronar i objektit afarist–montazh “Viva Fresh”, në fsh. Reshtan-Komuna e Suharekës të pajisej me leje ndërtimi në afat prej 15 ditësh, duke mos e penguar të njëjtin ta vazhdojë ndërtimin e mëtutjeshëm,  poashtu del me vonesë në vend të ngjarjes, nuk vepron sipas procedurës për rrëzimin e ndërtimit pa leje, por sërish i jep afat shtesë investitorit, kësaj here më të gjatë se 30 ditë, që të pajiset me leje ndërtimi, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm material Komunës së Suharekës.

Drejtësia Sot

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit