3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Dilema të shumta lidhur me projektin për hidrocentralin me digë në Drinin e Bardhë

Dilema të shumta lidhur me planin për ndërtimin e një hidrocentrali me digë në Drinin e Bardhë janë shpalosur të enjten nga banorët e fshatrave përreth, aktivistët mjedisorë dhe politikë.

Në debatin publik të mbajtur në fshatin Dobrusht të Prizrenit për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e këtij hidrocentrali, krahas shqetësimeve për mjedisin janë adresuar edhe brenga lidhur me përfitimet e komunitetit, pengesat eventuale në zhvillimin e turizmit, sikurse edhe shkeljen eventuale të marrëveshjeve ndërshtetërore.

Gjatë prezantimit të raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis është thënë se diga pritet të ndërtohet në pjesën e ngushtë të lumit dhe se zbatimi i projektit nuk do të ketë pasoja negative të mëdha në mjedisin e zonës.

Por disa prej konstatimeve të raportit janë kontestuar nga aktivistët mjedisorë që kanë shprehur shqetësim edhe për qasjen e Ministrisë së Mjedisit lidhur me këtë projekt.

Ndërkaq banorët e fshatrave përreth kanë theksuar se pa transparencë të plotë për projektin, nuk mund të ketë zbatim të tij. Krahas çështjeve mjedisore, sipas tyre duhet të sqarohet edhe fizibiliteti i projektit, sikurse të ketë edhe program të duhur të shpronësimit.

Ndërsa aktivistët politikë nga radhët e LVV-së u kanë bërë thirrje banorëve që ta ruajnë mjedisin dhe lumin nga hidrocentralet, ngase shembujt e zonave tjera kanë treguar se ka dëme e nuk ka zhvillim.

Në anën tjetër investitori ka shprehur pakënaqësinë me tërheqjen e paraleleve me hidrocentralet në zonat tjera, duke theksuar se në këtë zonë planifikohet që të aplikohet një model tjetër, përkatësisht hidrocentrali me digë. Por sipas tyre nëse ka kundërshti nga komuniteti lidhur me këtë projekt, atëherë edhe ata janë të gatshëm që të tërhiqen nga investimi.

https://www.koha.net/kosove/260112/dilema-te-shumta-lidhur-me-projektin-per-hidrocentralin-me-dige-ne-drinin-e-bardhe/

Më Shumë

Nis largimi i zyrave të partive politike nga pronat e komunës, Totaj: Pushteti i VV-së s’pati konsideratë

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka thënë se largimi i zyrave të partive politike nga pronat e komunës nga qeverisja...

Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla

  Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet...

Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Danimarka ka ndaluar plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve për mpiksje të gjakut, duke u bërë shteti i...

Ja kujt mund t’i konfiskohet pasuria me ligjin e ri

Qeveria e ka miratuar sot koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Yll Zekaj, që është hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka...

Rahoveci -Ylli në superderbin për kalim direkt në gjysmëfinale

Java e transmetimeve të Superligës së basketbollit kosovar në Artmotion dhe komplet sezoni i rregullt i ndeshjeve përmbyllet me duelet e sotme tejet interesante,...

Momenti më i lumtur i jetës, 21 vjeçarja ndërron jetë ditën e dasmës

Chloe Askey, në moshën 21 vjeçare kishte planifikuar që 12 prilli të ishte dita më e bukur e jetës së saj, pasi do të...

Tetë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Tetë raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.   Rastet...

PDK, LDK, AAK nuk i paguajnë gjobat në Prizren

Partitë që u dënuan për thyerje të rregullave anti COVID-19 në Prizren nuk i kanë paguar gjobat. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka kryer obligimin për...

Nëna në Suharekë kanoset nga djali i saj përmes mesazheve telefonike

Një femër nga fshati Grejkoc i Suharekës ka raportuar se është kanosur nga djali i saj, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë...

Përfundon gjykimi në rastin e dy të akuzuarve për vjedhje në një shtëpi në Suharekë

Ka përfunduar gjykimi ndaj Arbisjon Kotorrit dhe Besim Gashit, të akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”. Në seancën e mbajtur të enjten,...

Policia për 24 orë gjobiti 844 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e...

Vodhi 222 euro që ishin destinuar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një qytetare punëtore në postë informoj policinë se një person i...

Kërkohet hapja e sallave të dasmave nga 10 qershori, sot takohen pronarët e tyre

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, do të bëjë kërkesë që me 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë, si ato...

Tenton ta fus ish- bashkëshorten në veturë, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar ta fus në veturë ish- bashkëshorten e tij. Rasti...

Policia për 24 orë gjobiti 1006 qytetarë për mosrespektim të masa anti – Covid-19

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e...

Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Ajo ka...

Lajmet e Fundit