16.9 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

Dragash: Deputeti Adem Hoxha lirohet nga akuzat për sulm dhe kanosje

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të premten, e ka shpallur të pafajshëm deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i Partisë së Bashkuar Gorane, Adem Hoxha, i akuzuar për sulm e kanosje.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Luan Berisha, nuk është provuar se i pandehuri Hoxha ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Gjykatësi Berisha deklaroi se pas analizimit dhe vlerësimit të të gjitha provave të paraqitura, prokuroria dhe të dëmtuarit nuk kanë arritur të provojnë fajësinë e të akuzuarit Hoxha.

Pala e dëmtuar është udhëzuar në të drejtën e ankesës, pas marrjes me shkrim të aktgjykimit.

Para shpalljes së aktgjykimit, në seancën e së premtes janë dhënë fjalët përfundimtare për këtë rast.

Fjalën e tij përfundimtare prokurori Beqë Shala e ka dorëzuar në formë të shkruar, ku e njëjta është përkthyer aty për aty në gjuhen zyrtare të palëve, nga ana e gjykatës, në të cilën kërkohet dënimi i të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përveç se ka qëndruar në tërësi pranë fjalës së prokurorit Shala, i dëmtuari Berzat Berzati ka thënë se veprat penale me të cilat akuzohet i pandehuri janë provuar gjatë seancave të kaluara, për çka dhe kërkon dënimin e të njëjtit, ashtu siç parashihet me ligj.

“Ne nuk jemi zgjuar në mëngjes për të akuzuar dikë. Kjo që na ka ndodhur neve është reale, ne që nga ajo ditë e deri më tani nuk jemi ndier të sigurt, andaj konsideroj se prokuroria dhe ne kemi arritur të provojmë se këto vepra penale kanë ndodhur”, ka thënë i dëmtuari.

“Pasi që është fjala edhe për një detyrë publike, politike, këtu i akuzuari duhet të jetë shembull pozitiv i bashkësisë sonë, e jo të bëjë presion dhe sulme fizike, kërcënime në bashkëkombësit e vet dhe bashkëpunëtoret të tij”, ka vazhduar tutje i dëmtuari.

Ndërsa përfaqësuesi i të akuzuarit, avokati Hajrip Krasniqi ka deklaruar se aktakuza është e pa bazuar, pasi sipas tij, gjatë përpilimit të saj prokuroria është bazuar vetëm në deklarimet e të dëmtuarve, pa ndërmarrë asnjë veprim hetimor paraprakisht.

Sipas avokatit Krasniqi, po të kishin pasur të dëmtuarit goditjet të cilat janë të përshkruara në aktakuzë, do të kishin lëndime fizike, të certifikuara edhe me raport mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Mbrojtja me vëmendje shtjelloj fjalën përfundimtare të prokurorisë së shtetit në të cilën vërehet se vetëm me deklaratën e të dëmtuarit pretendon se ka ndodhur sulmi për kanosje, ndërkaq nga deklaratat e të dëmtuarve, në asnjë deklaratë të tyre nuk zë vend fakti se i mbrojturi im të këtë kanosur ashtu siç është përshkruar në dispozitiv”, tha avokati Krasniqi.

“Gjithë dëshmitarët tregojnë se ka pasur përplasje verbale për çështjet e ngritura, të përshkruara edhe si tensione, por asnjë dëshmitar nuk ka deklaruar se i mbrojturi im të ketë sulmuar Fatir dhe Berzat Berzatin”, ka shtuar avokati.

Tutje, sa i përket auto incizimit të transkriptuar, i njëjti tha se nga vetë përmbajtja kuptohet qartë se i mbrojturi i tij nuk dëgjohet dhe nuk është kuptuar që ai të ketë thënë fjalët të cilat janë të përshkruara në dispozitiv.

Ndërkaq, i pandehuri Adem Hoxha ka kërkuar nga prokuroria që ta mbroj atë dhe familjen e tij nga ana e të dëmtuarve Fatir dhe Berzat Berzati, duke kërkuar edhe kthimin e dokumentacionit të partisë dhe kuvendit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 20 shkurt 2018 nga Prokurori Themelore në Prizren, Adem Hoxha akuzohet se më 26 nëntor 2017, në selinë e Partisë së Bashkuar Gorane (JPG), në Dragash, me dashje përdor forcë ndaj personit tjetër, pa pëlqimin e atij personi.

Në aktakuzë thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë, që derisa të dëmtuarit Berzat Berzati dhe Fatir Berzati, kishin shkuar në selinë e partisë, ku fillimisht e kishin përshëndetur kryetarin e partisë, tani të pandehurin Adem Hoxha, ku ky i fundit i është drejtuar me fjalët “ti nuk meriton të më përshëndetësh mua”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, gjatë bisedës i pandehuri Adem Hoxha është ngritur nga ulësja dhe i është drejtuar tashmë të dëmtuarit Berzat Berzati “ti del në rrugë, sepse nuk je anëtar i partisë dhe nuk ke të drejt të qëndrosh aty”.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari Berzati duke dal jashtë, goditet me shqelma mbrapa nga i pandehuri dhe më pas ai e godet me grushte dhe shuplaka në fytyrë edhe të dëmtuarin Fatir Berzati.

Bazuar në aktakuzë, me datën, kohën dhe vendin e përshkruar si më lartë, i pandehuri Hoxha, seriozisht i kanos të dëmtuarit Fatir dhe Berzat Berzati, me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe.

Sipas aktakuzës, kanosja bëhet në atë mënyrë që u drejtohet me fjalët “ty dhe vëllain tënd kam me ju zhduk, ju keni me qenë shembull për të tjerët, familja ime është e rrezikshme” dhe kishte vazhduar me tutje me fjalët “ti dhe vëllau yt do ta mbani në mend se kush është Adem Hoxha, he ja u qn, r*** ”, gjë që, sipas prokurorisë, tek të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë.BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Një muaj paraburgim për prizrenasin që u prezantua si sigurim i Kuvendit dhe mashtroi një person

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit G.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka...

44-vjeçari vret aksidentalisht të fejuarën para fëmijëve të saj

Një burrë ka qëlluar për vdekje aksidentalisht të fejuarën e tij, disa ditë para martesës së tyre, dhe tashmë po hetohet për vrasje. I dyshuari...

Parlamenti Evropian i shqetësuar për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion

Shumë ngecje në luftën kundër korrupsionit në Kosovë janë shfaqur në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën, e që është në diskutim në Komitetin...

Kandidatët e mundshëm për të parin e LDK-së nuk e komentojnë kandidaturën e Anton Qunit

Anton Quni deklaroi mbrëmë se do t’i hyjë garës për të parin e LDK’së. Ai premtoi se me të si kryetar, brenda një kohe...

Sot, kujtojmë lindjen e patriotit të shquar Luigj Gurakuqit

Luigj Gurakuqi lindi më 19 shkurt 1879 dhe u vra më 2 mars 1925 në Bari të Italisë. Luigj Gurakuqi kreu Kolegjin e Shën Adrianit...

Parashikimi i motit për këtë javë

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme...

Xhaka që tani po mendon për sfidën e kthimit me Benfican

Granit Xhaka thotë se Arsenali do të japë gjithçka në sfidën e kthimit për të kaluar në rundin tjetër të Europa League. “Topçinjtë” barazuan 1-1...

Avdullah Hoti mori vetëm 2 mijë vota në Rahovec

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 14 shkurt, është rënditur i pari në komunën...

Pas fushatës rriten rastet e reja me COVID 19, mobilizohen institucionet – a do të ketë ndryshim të masave?

Zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit ka zgjatur vetëm 10 ditë, mirëpo, partitë politike kanë nisur takimet me qytetarët nëpër komuna shumë më...

Suharekë: Ia hakojnë rrjetet sociale, postojnë fotografi me përmbajtje të ulëta

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e tij personale të rrjetit...

Katër të arrestuar nga aksioni te Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë

Katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, janë arrestuar në aksionin e sotëm të policisë...

Capital T dimrin na e bëri verë

Ndërsa Kosova po përballet me temperatura të ulëta dhe reshje të mëdha të borës, Capital T u arratis në një destinacion më të ngrohtë...

Fero për lajmin se do të bëhet prind: Unë moti jam ‘baba’

Tashmë është konfirmuar thashethemi që po qarkullon qe një kohë: Arbenita Ismajli është shtatzënë! Lajmin e ka konfirmuar vet bukuroshja, e cila përmes një postimi...

20 deputetët e mundshëm të PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë partia e dytë me 17.41% apo 137,722 vota. E nga ky...

Vdiq ikona e muzikës arbëreshe

Ka vdekur në moshën 64-vjeçare Zef Kakoza, ikonë e muzikës arbëreshe, pasi ka humbur betejën me COVID-19. Siç kanë njoftuar mediat italiane, Kakoca ishte nën kujdes...

SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja...

Lajmet e Fundit