Dumoshi për Pagarushën: Është e pavdekshme, do jetë në mesin tonë me këngët e saj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumushi bëri homazhe në nder të Nexhmije Pagarushës.

“Më është dukur e pabesueshme. Ajo është e pavdekshme. Do të jetë gjithmonë në mesin tonë me këngën e saj. Ajo do të kujtohet si një zonje, si një bijë shqiptare, që ka dhënë shumë kontribut për këtë vend”, tha Vlora Dumushi.

Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie.

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit