Dy arrestime në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Njëri arrestim është bërë në rrugën “William Wolker” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Kabashi”.

Sipas policisë, arrestimi i parë është bërë pasi që i dyshuari pas përfundimit të seancës gjyqësore rreth një kontesti pronësor, ka sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kurse, i arrestuari i dytë ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit”

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun e Hidroelektranës të Prizrenit është promovuar libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë...

Lajmet e Fundit