Dy poezi nga Prend Ndoja

Prend Ndoja, SHBA

LUTJE E MËNGJESIT

O, Zot!
Të falënderoj që më zgjove për ta marrë dhuratën tënde
Për ta filluar edhe këtë ditë.
Të falënderoj që ma dhe mundësinë ta kem edhe këtë ditë
-këtë pjesë të jetës.
Më ndihmo t’i shijoj dukuritë e natyrës.
Dy krijesa që Ti i krijove- natyra dhe shpirti im
Të komunikojnë këndshëm mes vete.
O, Zot !
Të falënderoj për Tokën, Dritën, Ajrin, Ujin
Që na shërbejnë bollshëm në jetën tonë.
Më ndihmo, o Zot, që gjatë kësaj dite mos të bije pre e grackave të djallit.
Më ndihmo, o Zot, që të sjelli lumturi edhe te njerëzit që do t’i takoj gjatë ditës.
Më ndihmo, o Zot, që të kem aftësi pune
Me frytin e punës së duarve të mia të gëzohen edhe të tjerët.
O, Zot, i përulem ekzistencës sate.
Nga ekzistenca e jote jam unë.
O, Zot, sill paqe, dashuri dhe bekim për tërë njerëzimin.

LUTJE E MBRËMJES

O, Zot!
Të falënderoj për të gjitha që m’i ke dhënë.
Të falënderoj edhe për këtë ditë
Që nën kujdesin tënd e përmbylla me sukses.
O, Zot!
Në këtë natë po dorëzohem në duart e engjëjve
Që të kujdesen për mua gjatë kohës së gjumit
Që fuqitë negative mos të kenë qasje në shpirtin e as në trupin tim.
O, Zot, në emrin tënd po e fali, nëse dikush ka gabuar ndaj meje.

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit