16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Dy shtatore të shëmtuara në Prizren

Kritikë për shtatoren e Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u ngritën dje në Prizren.

Ilir Muharremi, kritik i artit

Skulptura është art tredimensional, art që i sfidon kohës, që varet nga koha, përkufizohet nga koha, vlersohet nga koha. Është art publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për shtatoret të cilat monumentojnë një figurë të shquar, ngjarje historike, hero të kombit, për të cilën opinioni i sotëm, dhe ai në ardhje duhet të jap konkluzion estetik përfaqësues të biografisë dhe meritave të dhëna nga ajo figurë, pra duhet ta rikoujtoj sakt mbas anatomisë, gjestit, karakterit origjinal, pavarësisht se është art, por është art publik shtatorja.

Pastaj, shtatorja kur punohet mendohet qëndrueshmëria e saj ndaj mëngjesit, përplasja e rrezeve të diellit, shfaqja e hijeve që shpesh herë mjegullon gjymtyrët dhe vijat e krijuara nga skulptorit, pastaj pasditja, kohët me shi, muzgu dhe mbrëmja.

Vëzhgimi optik, me të cilin lidhet ngushtë hapësira se ku vendoset shtatorja, distanca e të vëzhguarit, bazamenti, lartësia, arkitektura përreth e të gjitha këto ndikojnë në origjinalitetin estetik dhe te shfaqjes së karakterit mbas udhëzimeve të fotografive ose gojëdhanave. Duke e modeluar dhe strukturuar me kujdes dhe saktësi formën, dukë i dhënë jetë, frymë skulpturës.

Pra, skulptorët të cilët krijuan dy shtatore atë të legjendarit Adem Jasharit dhe heroit tonë më të madh Gjergj Kastriotit- Skënderbeut që u zbuluan dje në qytetin e Prizrenit nuk ofruan as minimumin e artit të saktë të skulpturës, por dhanë paqartësi, deformime anatomike, i fyen figurat tona të shquara sepse pamja e jashtme e skulpturës jep shumë rëndësi, janë të turpshme vizualisht dhe të shëmtuara artistikisht.
Shtatorja e Skënderbeut, tregon një pasaktësi propocionale anatomike me deformime serioze.

Koka është shumë e gjatë, gjatësia e qafes e tejkalon çdo matje proporcionale të trupit dhe hollësia e saj. Pastaj, skulptori fokusohet te mjekra e cila aspak nuk është e natyrshme dhe nuk i ngjanë mjekrës së Skënderbeut. Trupi i tij hollak më shumë nxjer atë anën komike se sa luftarake dhe nuk e di se ku qe qëllimi i skulptorit. Në portale del emri i autorit të kësaj skupture që është Sinan Alija.

Ndërsa, shtatorja e komandatit legjendar Adem Jashari që po ashtu u zbulua në Prizren, emri i skulptorit nuk dihet, është krijuar nga një fotografi e Jasharit. Përmasat devijojnë, sidomos krahërori shumë i gjërë, duart e shkurtërat të holla me shuplaka të vogla. Si duket skulptori mendon qe veç mjekra dhe një pal dylbi e identifikojnë imazhin real të Jasharit. Ndonëse, dhe karakteri devijonë plotësisht, prapa syve nuk mund të vërejme shpirtin e Ademit. As një gjest, as një lëvizje nuk është e Ademit. Figura ngjanë më shumë me ato lodra të Llegos.

Deri kur më të fyhen heronjtë shqiptar me shtatore të dobëta. Nuk e dijë a është e qëllimshme kjo fyerje apo përse duhet të bëhet? Duhet sa më parë të rrënohen këto shtatore, të ngritën ato siç i ka hije heronjve shqiptar. Njëherë e masakruan serbët, tash po e masakrojmë vet ne me anë të artit.

Më Shumë

Pas 26 vjetësh zbuluan se nuk kishte vdekur, stërnipi i Isa Boletinit tregon si i shpëtoi ekzekutimit nipi 19 vjeçar

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, foli në detaje rreth historisë së familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familje. Ai zbuloi në ndër...

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël,...

Lajmet e Fundit