9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

E shoftë Perendia fatin e kriminelit!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Drenusha mori rrugën ashtu e vetme për në Kishën e qytezëz Gurishta. Atje takoi priftin Agushtini. – Zotëri, – u shkreh ajo në lot që i shtrëngonin grykën e fytit, – jam një femër e mjerë, e kam nevoj të rrëfehem, të luteni për mua që Perëndia të më fail mëkatin që kamë bërë. Në këtë botë të mallkuar, që është e mbushur me plotë mashtrues e kriminel, të cilët nuk kanë fe, e as atdhe, mendoj se vetëm t’i je i shenjtë.

– Mëkatin tim s’ia kam rrëfyer askujt, – por tek ty dua të rrëfehëm, – në çast shfryu atë brengën e madhe që shpirtërisht po e mundonte. – Kam qenë vetëm gjashtëmbdhjetë vjeçe kur më dhunoi biri i bushtrës. Por këtë mëkat e kamë mbajtur në zemër dhe askujt gjer më sot nuk ja kamë rrëfyer.

Kjo ngjarje më ka ndodhur mua Drenushës së mallkuar, qysh në moshën e re gjashtëmbdhjetë vjeçare. Kështu ajo rrëfen, dhimbjen, dramën e tragjedin e sajë, priftit Agushtin: – Fillimisht isha me një shoqe që ishte nja dhjetë vite më e vjeter se unë, e cila më ftoi një ditë në shtëpin e saj. Ajo ishte nga ato femra që ishte përfshirë në grupin mafioz, por me mua u paraqit sikur është një femër që vepronte për lirin e atdheut. Gjatë bisadeva të nxehta patriotike, ma mbushi mendjen që edhe unë të përfshihesha në këtë grup, ku mbas ca kohesh do të më njoftonte me kryterin e grupit.

Mësova prej saj rreth veprimtarisë së këtij grupi, ku unë si anëtare e re duhej ta ruaja konspiracionin dhe të mos flisja as me familjen time rreth këtij aktiviteti grupor.

U mësova në shoqri me Lenen, sa menjëherë kur dilja nga shtëpia, shkoja si e çmendur drejt e në shtëpin e saj.

Kaloja me të orë të tëra, por biseda patriotike, dita – ditës po zbehej, e më shumë bisedonim për dashuri, se ajo kishte ndërruar shumë dashnor. Në ditët në vijim, më krijoi lidhjen me kryterin e grupit siq e quanin Ledri. Lidhja ime me te filloi të forcohej në ditët vijuese. Marëdhëniet e mia me atë u bënë edhe më të afërta, edhe pse ai kishte afruar të dyzetat, vite të jetës, më tërhoqi me fjalët e tij të ëmbla fillimisht patriotike.

Një nga muajt në vijim kërkoi prej meje që të shkoja për vizit në banesën e tij. U mundova shumë që t’i ikja kësaj kërkese, por assesi nuk munda. Nuk e di pse? Ndoshta djalli brenda meje, e kishte bërë të vetën, duke ma bërë gjithçka të zbukuruar në Ledrin, kështu mbase fillova ta fshija dale nga dale gjthçka të mire që kisha brenda vetës, kjo më bëri që të isha përkrahë tij në botën e fshehtë ku vepronim.

Edhe pse nuk isha aq e sigurt në botën e fshehtë ku futesha, nuk u mundova asnjëherë të shkëpusja lidhjen me te. Këmbëngulja e tij shtohej dita ditës që të shkoja në banesën e tij se kishte për të më treguar shumë gjëra, e do të më dhuronte stoil prej ari. Pa menduar mire pranova, me kusht që të sillej mire me mua. Premtoi se nuk do të më bënte asgjë të keqe. Papritmas u gjendem te dy në banesën e tij, për mua ishte ky vend i panjohur, në çast kuptova se kisha të bëja me një hajn e kriminel. Një si e dridhur më kaploi trupin, fillova të frikësohesha për here të pare nga ky njeri. Ai sikur kishte pritur këtë çast dhe filloi të më ngacmonte, tashmë kuptova qëllimin e tij, por ishte tepër vonë për të vepruar, mbase isha edhe e pafuqishme, më shtrëngoi me force për beli, mu duk sikur gjithçka u shndërrua në fortun, bërtita e qava shumë, kërkova nga ai të më linte të ikja nga kjo banesë, fillova të mos kuptoja çfarë po ndodhte me mua fatmjerën, papritur një e goditur në kokë, u lëshova për dysheme të dhomës, isha alivanosur. Nuk di më se çfarë bëri me mua. Ç’do gjë u krye me shpejtësi rrufeje. Nuk ndjeva asgjë, isha e tera lakuriq. Rrobat mi kishte grisur qoftlargu. Fillova të qaja e lotët më shkonin çurgë faqeve. E luta të më lëshonte të shkoj në shtëpi.

Po më tha: – Do të lë të ikësh në shtëpi, por fillimisht duhet të më premtosh se nuk do të lajmrosh askënd për ngjarjen. Gjthashtu nëse lajmëron kënd apo ankohesh do të hakmerrëm në prindërit tu, do t’i vrasë ata?!

Trupi më dridhej i tëri e të qarat si përmbaja dot, nuk di asgjë tjetër, më hodhi në oborrin e shtëpisë. Për fat të mire nuk më kishte pare askush në këtë gjendje, me shpejtësi rrufeje hyra në dhomën time të fjetjës, qava aq shumë sa edhe lotët më ishin tharë. Oh, mjera unë fatëzeza isha përdhunuar nga një mashtrues i quajtur Ledri, që më kishte dërguar në krahët e tij Lena mashtruesja. Më vonë mësove se edhe disa femra të tjera kishin patur fatin e njetë me timin, ata nuk ishin grup patriotësh siç paraqiteshin, poi shin thjesht një grup hajdutësh që vepronin në dëm të popullit e atdheut?!

Fillova ta urreja vetën aq shumë sa disa here u mundova të bëja vetëvrasje. Askush nuk e dinte se ç’kisha. Prindërit më kishin dërguar tek disa klerik, priftërinjë e hoxhallarë, se mendonin mos isha e sëmurë nga shëndeti mendor. Mendoja gjithnji se nuk e meritoj të jetoj mes njerëzish të ndershëm. Unë me fajin tim prej mendjelehtësie u lidha me njëgrup njerëzish mashtrues e kriminel, kështu i hapa varrin vetës. Ai i cili më shkatërroi jetën ishte një gjahtar vajzash, e përfitues parash… uroj që mos t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua… dëshiroj thellë nga zemra që Perëndia të ma falë këtë mëkat munshinjur Agushtini… lutu për mua, me që unë jam e pafiqishme… lutju Perëndisë që t’u shkatërroj jetën Lenës e Lendrit, ashtu siç ma shkatërruan ata kriminel, jetën time! E shoftë Perëndia fatin e tyre! – tha Agushtini me hidhërim. Ndërsa, Drenusha po i lutej Zotit që ta falte për mëkatin e bërë, ashtu ajo po kërkonte mëshirim nga thellsia e shpirtit te saj, që bota të pastrohet nga mashtrues, hajdut, matrapaz e kriminel të pashpirt, që po ndjekin rrugën e djallit, e po i shkaktojnë plagë, dhimbje, drama e tragjedi botës njerëzore.

Ajo u largua nga Kisha me një peshë të rëndë në zemër, me një betim të thellë shpirtëror se do t’i hakmerret këtij grupi kriminelësh.

Më Shumë

Lajmet e Fundit