Eksperti italian: Varianti britanik i Covid nuk është më agresiv, por transmetohet më shpejt

Britania ka informuar se një variant i ri i Covid-19 është shfaqur në vend, madje që nga shtatori edhe është i izoluar vetëm ditët e fundit. Kjo ka ngritur alarmin, ndërsa shumë vende kanë marrë masa duke pezulluar fluturimet me Britaninë.

Ndërkaq, eksperti italian Walter Ricciardi , i cili foli në lidhje me “Live – Non è la d’Urso” tha se varianti i ri nuk është më agresiv, po transmetohet më shpejt. “Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse”, tha ai.

Ricciardi shpjegoi se shansi më i madh i infeksionit është për shkak të aftësisë së këtij varianti të virusit për të hyrë në trupin tonë përmes mukozës. “Nesër do të kemi një ballafaqim të ri me britanikët, por ata tashmë kanë konfirmuar se për momentin nuk do të rrezikonte efektivitetin e vaksinës”, shtoi eksperti. /abcnews.al

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit