Ekstradohet drejt Italisë 33-vjeçari i kërkuar për vjedhje

Zyra Qendrore Interpol Tirana kreu të dielën ekstradimin nga aeroporti i Rinasit drejt Italisë, të shtetasit Arben Përbibaj, banues në Lukovë të Sarandës.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bergamos ka lëshuar në ngarkim të tij një urdhër-arrest për veprën penale të “vjedhjes se rëndë“.

Vitin e kaluar, në qytetin e Bergamo, shtetasi Arben Përbibaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur nga një automat që ndodhej brenda një dyqani, një sasi prej 6.400 eurosh, si dhe disa sende të tjera.

Arrestimi Përbibajt me qëllim ekstradimi drejt Italisë u bë në Sarandë.

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit