Ekzekutohen tre pjesëtarët e një familje në Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vonë të së premtes në Thumanë të Krujës, ku tre anëtarë të një familje janë ekzekutuar me armë zjarri.

Mësohet 3 persona nga e njëjta familje janë qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë banesës së tyre, nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë, familjes i ishte zënë prite pranë banesës, ndërsa ata ishin në automjetin e tyre.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatike, ku përveç tre viktimave, ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person i katërt i familjes.

Viktimat janë identifikuar si Fran Ceku, 70 vjeç, i biri i tij Arben Ceku, 46 vjeç si dhe nipi i familjes së tyre Enea Rama, 18 vjeç, transmeton Shekulli.

Nga policia bëhet me dije se e plagosur ka mbetur gruaja e Franit, Lucie Ceku 65-vjeç.

Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit tragjik.

Sipas burimeve policore, në atentat ka qenë i përfshirë më shumë se një person, pasi ndaj familjes është qëlluar me dy armë, një ‘Kallashnikov’ dhe një pistoletë.

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit