Emërime të reja në shëndetësinë primare në Dragash, kryetari Xheladini vendos për dy pozita drejtuese

Komuna e Dragashit ka njoftuar se kryetari Bexhet Xheladini ka emëruar dy zyrtarë në poste drejtuese në kuadër të institucioneve të shërbimit parësor shëndetësor.

Sipas njoftimit vendimmarrja e kryetarit Xheladini ka ardhur pas konfirmimit të ligjshmërisë së Statutit të QKMF-së nga ana e nivelit qendror.

“Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar Dr. Behije Esati si U.D. të zëvendësdrejtoreshës së QKMF-së në Dragash. Ky emërim vjen pas konfirmimit të ligjshmërisë së Statutit të QKMF-së nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili u miratua në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty përkujtohet se në atë seancë është zhvilluar një debat me tensione, me ç’rast një anëtar i Kuvendit nga radhët e komunitetit joshumicë kërkonte që gjatë votimit të Statutit të mos pranohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kryetari Xheladini në atë mbledhje kishte deklaruar se me një vendim të veçantë do ta caktojë zëvendësdrejtor të QKMF-së një pjesëtar nga komuniteti joshumicë. Ky premtim u realizua, duke emëruar Dr. Behije Esati, mjeke stomatologe nga komuniteti joshumicë, si U.D. të zëvendëdrejtoreshës së QKMF-në Dragash, të cilën pozitë do ta ushtrojë deri në përfundim të procedurave ligjore të rekrutimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq përmes një njoftimi tjetër është theksuar se pas konfirmimit të ligjshmërisë së Statutit të QKMF-së nga Ministria e Shëndetësisë, kryetari Xheladini, ka emëruar Dr. Mestan Sadikin U.D. të Shërbimit Urgjent të QKMF-së në Dragash.

Sadiki këtë detyrë do ta kryejë deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit.

“Kryetari Xheladini i ka uruar Dr. Mestan Sadikit suksese në pozitën e re, duke kërkuar një angazhim maksimal  në shërbim të pacientëve”, përfundon njoftimi.

Marketing

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit