Endrit Shala ia dorëzon Rozeta Hajdarit detyrën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është bërë dorëzim-pranimi i detyrës ministrit.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ia kadorëzuar detyrën me planet dhe objektivat për vitin 2020 ministres së re, Rozeta Hajdari.

Me këtë rast, Shala e ka uruar Hajdari për pozitën e re dhe më pas e ka njoftuar shkurtimisht për punën dhe projektet e përfunduara dhe ato në vazhdimësi.

Ndërsa Hajdari ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjithë për t’i zhvilluar fushat që janë në kuadër të kësaj ministrie, që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Kompetencat e këtij dikasteri, do të kalojnë nën ato të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Më Shumë

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit