Enver Hasani shpërfill Prokurorinë, shkon në Turqi

Ditën kur do të duhej të paraqitej si i pandehur në Prokurorinë Speciale, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka udhëtuar në Turqi, në një vizitë zyrtare.

Hasani hetohet për dy vepra penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim, shkruan Zëri.

Për lëndën e parë, Hasani është ftuar nga Prokuroria Speciale, që të paraqitet të hënën (sot), si i pandehur, mirëpo, ai ka shpërfillur Gjykatën, duke udhëtuar drejt Turqisë.

Prokurorja Drita Hajdari, e cila merret me rastin e Hasanit, nuk është përgjigjur të dielën në telefon. /Zëri/

Më Shumë

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit