ESMA bën thirrje për aplikim

Edicioni i katërt i Akademisë Verore Evropiane të Muzikës do të mbahet në Prishtinë nga data 19 deri më 30 korrik.

Akademia Verore Evropiane e Muzikës në Prishtinë – ESMA (European Summer Music Academy in Prishtina) ka shtyrë afatin e thirrjes për aplikim deri më 3 korrik, për studentë të cilët dëshirojnë të ndjekin master klasat me profesorë eminent evropianë dhe vendorë.

Aplikimi për pjesëmarrje në ESMA mund të shkarkohet në ueb faqen zyrtare të Akademisë www.music-academy-prishtina.com dhe pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit (18 – 35 vjeç) është falas, ndërsa për studentë jashtë Prishtinës dhe Kosovës sigurohet edhe akomodimi në konviktin e Universitetit të Prishtinës.

Akademia Verore Evropiane e Muzikës organizohet në patronazhin e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, ndërsa përkrahet nga disa ambasada të shteteve evropiane (Ambasada Gjermane, Ambasada Norvegjeze, Ambasada e Holandës, Ambasada Zvicerane, Ambasada Hungareze, Ambasada Çeke, Ambasada Austriake, Ambasada Franceze, Zyra Ndërlidhëse Rumune), “Kultura për të gjithë – Faza III” – projekt i Bashkimit Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe implementuar nga Interarts, Pro Credit Bank, Filarmonia e Kosovës, Fakulteti i Arteve, Pallati i Rinisë, Teatri Kombëtar, Hotel Sirius, Swiss Diamond Hotel etj.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit