EULEX nis 42 hetime kundërligjshëm

Prokurorët e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX nuk e kanë respektuar mandatin e ri të cilin e kanë tash e një vit. Që nga data 15 prill e vitit të kaluar, ata nuk kanë pasur të drejtë që të fillojnë asnjë hetim, ndërsa i kanë ndërmarrë 42 aktvendime për fillimin e hetimeve. Tërë këto vendime, prokurorët e misionit evropian i kanë ndërmarrë brenda dy javëve, që nga data 15 prill deri më 30 prill të vitit të kaluar, shkruan Zëri.

Për këto aktvendime të marra në duar të EULEX-it është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësja e EULEX-it në Kosovë, Dragana Nikoliq Solomon. Por ajo nuk është përgjigjur nëse këto vendime edhe për vetë misionin konsiderohen të paligjshme.

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit